close
Top LajmeVendi

Osmani: Persona nga RMV-ja janë paraqitur në Bullgari që të mos zgjidhet kontesti

20220403_122009

INSTITUCIONET PËRKATËSE JANË DUKE E HETUAR RASTIN


 Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarë konfirmoi deklaratat e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili  deklaroi se shërbime pro-ruse kanë punuar për prishjen e marrëdhënieve Shkup-Sofje. Osmani njoftoi se persona të punësuar në institucionet e vendtin javën e kaluar janë paraqitur në Bullgari me qëllim që të mos zgjidhet kontesti mes dy vendeve,

Persona të punësuar në institucionet shtetërore dhe politikan kanë lobuar në Bullgari me qëllim që të mos zgjidhet kontesti mes dy vendeve. Këtë sot e deklaroi kreu i diplpmacise Bujar Osmani. Ai nuk deshi të zbuloj emra e as për cilat institucione bëhet fjalë, por shtoi se këta persona janë në vijë të njëjtë më dy të punësuarit në Agjencinë Shtetërore për Siguri në Bullgari, të cilët kanë punuar që të pengohet Maqedonia e Veriut drejt Bashkimit Evropian.

BUJAR OSMANI MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME 

“Këtë javë nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur persona në Bullgari duke thënë se është i panevojshëm angazhimi për shkak se do të shkohet në zgjedhje të shpejta, se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se nuk do të mund të gjendet ndonjë zgjidhje. Nuk mund të zbuloj emra dhe nga cila parti janë pasi që ende janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse. 

Osmani konfirmon deklaratat e Petkovit për spiunët rusë. Ai thotë se puna e tyre mund të ndërlidhet me diplomatët “non grata” në Maqedoni që u shpallën javën e kaluar.

BUJAR OSMANI MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Aktivitete që kanë ndërmarrë diplomatët rusë në drejtim të nxitjes edhe të faktorëve politikë dhe jopolitik brenda, mund edhe të interpretohen ashtu për shkak se kanë qenë në drejtim të krijimit të një atmosfere të pakënaqësisë në vend që unë kujtoj se mund të ndërlidhet me aktivitete e ngjashme që janë ndërmarrë në Republikën e Bullgarisë”.  (16:11-37)

Ndryshe dje kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se dy të punësuarit janë larguar nga Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë të cilët kanë punuar që Maqedonia të mos ketë ardhmëri evropiane. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia