close
Top LajmeVendi

OSMANI: PROPOZIMI PORTUGEZ – ZGJIDHJE PËR VETON BULLGARE

EF4129A9-ACD2-4336-B8DE-FCE5E827088C

“QYTETARËT SOLIDARIZOHEN ME MAQEDONASIT PËR SHKAK TË SULMEVE NDAJ ATRIBUTEVE KOMBËTARE”


Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë është shprehur se është komplekse cështja e bisedimeve me Sofjen. Sipas tij, vendimi për nisjen e negociatave ka tri komponenta – vendimi politik, korniza dhe Konferenca. Vendimi është marrë në Marsin e vitit 2020, kurse tani, sic tha Osmani, jemi në stacionin e dytë, kornizën negociuese që është një tekst prej disa faqeve ku konstatohen parimet dhe rregullat se si do të zhvillohen negociatat.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Në propozimin që është dhënë nga Komisioni për vendet anëtare, në atë tekst Bullgaria konteston tre cështje – emrin, gjuhën dhe garancën për zbatimin e marrëveshjes dhe këto janë cështje që I trajton presidenca portugeze me propozimin e fundit, që ne e vlerësojmë si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve dhe gjithë së bashku punojmë rreth këtij propozimi”

Nëse ekziston rreziku që duke shpejtuar të arrihet suksesi tani kurse në fakt të krijohet një problem afatgjatë dhe në procesin për Bashkimin Evropian të vehet mundësia për bllokime të ardhshme bullgare, Ministri Osmani në intervistën për Radion Evrpa e Lirë thotë se derisa vendimet për zgjerimin merren me konsensus, Bullgaria mund të bllokojë për cdo cështje.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Për cështjen për Lumin Vardar, nëse është I pastër ose jo, mund të gjejë arsye për të na bllokuar, vecanërisht tani me metodologjinë e re kur më shumë fuqi u është dhënë vendeve anëtare se sa Komisionit, por edhe procesi tani ka mundësi për reverzibilitet dhe mund të bllokojnë kur të duan. Ne kemi bërë kalkulime dhe këtë mundësi e kanë 200 herë gjatë procesit. Duan t`i bind qytetarët se asgjë nuk do të bëjmë me shpejtësi, jemi të vetëdijshëm cilat janë interesat e qytetarëve, por jemi të vetëdijshëm se sa I rëndësishëm është për ta anëtarësimi në BE”

Qëndrimi I Sofjes është I qartë, se gjuha maqedonase është normë e gjuhës bullgare dhe se rrënjët e kombit maqedonas para vitit 1944 janë bullgare. Nëse historikisht, pala maqedonase e pranon këtë dhe nëse kjo nuk do të rreflektohet edhe ndaj identitetit aktual, Ministri Osmani thotë se për këtë shkak gjuha asnjëherë nuk ka qenë temë e bisedimeve dypalëshe.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Po, jemi dakorduar të bisedojmë për emrin e shkurtë, për shkak se nëse me të vërtetë ka nevojë për sqarime shtesë, se emri I shkurtë nuk I referohet rajonit historik pjesa e së cilës është sot edhe në Bullgari dhe se nuk kemi pretendime territoriale në emrin e shtetit, ose të japim garanca shtesë në kuptimin e një monitorimi evropian në implementimin e marrëveshjes, kundrejt kësaj që e kemi tani, e kjo është monitorimi dypalësh përmes komisionit ndërqeveritar, por asnjëherë nuk kemi pranuar të bisedojmë për gjuhën, për shkak se kjo është e drejtë e cdo shteti në suaza të vetëpërcaktimit”

Ministri I Jashtëm Osmani në intervistën për Radion Evropa e Lirë thotë se nëse ka një efekt pozitiv kolateral nga kjo bllokadë bullgare, është se qytetarët janë bashkuar në solidarizimin me popullin maqedonas, për shkak se, sic shprehet, në njëfarë mënyre janë atakuar atributet e tyre kombëtare dhe se me këtë është treguar pasqyra e vërtetë e Maqedonisë së Veriut, për cka të gjithë duhet të jemi krenarë.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia