close
Top LajmeVendi

OSMANI: SIGUROHEN 55 RESPIRATORË, PRITET TË ARRIJNË NË SHKUP

“PËR SHKAK TË PANDEMISË ËSHTË E PASIGURT DITA PËR KONFERENCË NË MES QEVERIVE ME BE-në”


Maqedonia e Veriut ka siguruar 55 aparate respiratore për pacientët me koronavirus nga fondet evropiane norvegjeze, por ende kërkohet mënyrë që të njëjtët të arrijnë në Shkup. Zv/kryeministri Bujar Osmani edhe një herë e paralajmëroi ndihmën e premtuar nga Bashkimi Evropian, në vlerë 70 milionë euro, për menaxhim me infeksionin, për ndihmë të buxhetit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të prekura nga ngecja e punës.

Lista me 89 artikuj për nevojat e Klinikës së sëmundjeve infektive, si dhe të pesë institucioneve tjera shtetërore, të angazhuara rreth masave të jashtëzakonshme për parandalim të infeksionit me koronavirus, është dërguar në ambasadat e huaja në Shkup dhe në organizatat tjera ndërkombëtare me lutje për të donuar mjete ose pajisje.

Deri më tani janë siguruar 25 aparate respiratore përmes mjeteve të ambasadës norvegjeze, të cilat i zbaton agjencia e Kombeve të Bashkuara UNOPS. Për momentin respiratorët janë në depo në Turqi dhe biseduam për detajet si të transportohen deri në Shkup për shkak të transportit të rënduar tokësor. Janë siguruar edhe 30 aparate respiratore shtesë, të cilat për momentin janë në Kinë, ndërsa do të blehen me mjetet e BE-së.” –shprehet Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Osmani e përcolli qëndrimin pozitiv të Komisionerit të BE-së për zgjerim Oliver Varheji, i cili përmes një letre e njoftoi qeverinë në Shkup se bëhen përpjekje për aktivizimin e mbi 65 milionë eurove për menazhim me krizën, për mbështetje të buxhetit dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për shkak të ngecjes ekonomike. Statusi i vendit negociator, që sot duhet t’a vërtetojë Këshilli Evropian, Maqedonisë së Veriut i mundëson qasje në fondet evropiane solidare, shtoi Osmani. Në pyetjen kur saktë do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, ai sqaroi.

Ne dje e morëm vendimin për fillim të negociatve, atë që nuk mundëm ta marrim për shkak të vetos nga vende të ndryshme në 15 vitet e fundit. Sipas njoftimeve që i kam pasur para pandemisë, plani për ne ishte që konferenca e parë në mes qeverive të mbahet në qershor. Megjithatë, për shkak të pandemisë, nuk mund të thuhet kur do të mbahet, sepse gjithë bota dhe BE-ja funksionojnë në rrethana të jashtëzakonshme.”-deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Për propozimet e ndryshme si të ndalohet ngecja ekonomike në vend, që vinë nga burime partiake, si propozimi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për uljen e pagave në administratën shtetërore, Osmani theksoi se kjo është çështje për të cilën duhet të vendoset në qeveri, pa mos u traumatizuar familjet, të cilat edhe pa këtë, për momentin janë në stres për shkak të rrezikut nga koronavirusi.  /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia