Osmani: S’ka nevojë për panik, koronavirusi është shëndërruar në grip sezonal

RMV-JA ZONË E GJELBËRT, PA MASA TË REJA RESTRIKTIVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gati 80% është rritur numri i rasteve të reja me Covid 19 por Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk mendon se duhet të futen masa të reja shtenguese. Këtë vendim e përshendet edhe infektologu Aliriza Osmani pasi që sipas tij qytetarët pa nevojë vijnë në spital dhe bëjnë panik, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Komisioni rekomandoi dyfishimin e testeve për Covid 19. Ndërsa infektologu Osmani rekomandon që mjekët amë më shumë të angazhohen rreth pacientëve dhe mos t’i dërgojnë menjëherë qytetarët në spital” – deklaroi Aliriza Osmani, infektolog.

”Ndërsa duke marrë parasysh përqindjen e të hospitalizuarve, përqindjen e shtretërve të lirë në spital si dhe numrin e rasteve të të sëmurëve rëndë dhe vdekjeve nga Covid-19, është konstatuar se RMV-ja ndodhet në një zonë të gjelbër me kapacitete të mjaftueshme për pacientët me Covid-19. Rritja e numrit të rasteve të reja është 79,9 për qind. Për momentin, Komisioni nuk rekomandon masa të reja shtrenguesve por apelon qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje, përveç rasteve kur është urgjente dhe në ato raste rekomandohet vendosja e maskës mbrojtëse mbajtja e distancës” – tha Aliriza Osmani. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share