close
Top LajmeVendi

Osmani: S’kemi më energji – qershori shansi i fundit për BE (VIDEO)

dfsdfssdf

“NGA QERSHORI NISIM PARTNERITETIN STRATEGJIK ME SHBA-të”

Në qershor Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara do t’i avancojnë marrëdhëniet e tyre në nivel të dialogut strategjik. Kjo, sipas shefit të diplomacisë Bujar Osmani, nuk do të thotë ndryshim i marrëdhënieve më BE-në, “por nëse procesi evropian e humb forcën për shkak të vetos së Bullgarisë”, do të mundësojë që Uashingtoni të jetë monitorimi i proceseve demokratike në vend. Një herë duhet të tërhiqet vija, thekson Osmani, për pengesat e vazhdueshme nga ana e Bullgarisë që vendi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Entuziazmi me të cilin qeveritë në Shkup dhe në Sofje e nisën këtë vit, me shpresë për heqje të shpejtë të vetos bullgare për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, vetëm katër muaj më pas, ka rënë dukshëm. Konferenca e dytë ndërqeveritare, e planifikuar për në fund të muajit maj, do të ishte vetëm një paradë nëse edhe më tej në Sofje nuk ka sinjale politike për ta zhbllokuar Shkupin.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Nuk konsideroj se në qoftë se ky proces politik i negociatave dështon, ne duhet të tregojmë si marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme në grupet tjera të punës, sepse kjo do të jetë paradë pa thelb. Shpresoj që të gjithë të sillen në mënyrë strategjike, sepse marrëdhëniet afatgjata, por edhe ato të gjeneratave që vinë, vendosen tani, në javët që vinë.”

Partnerët ndërkombëtarë janë të bindur lidhur me konstruktivitetin e Maqedonisë së Veriut në këtë proces dhe kanë mirëkuptim, thotë Osmani, ndërsa tani rradhën e kanë Sofja dhe Brukseli të dëshmojnë se e kuptojnë nevojën dhe peshën e momentit.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Ndoshta ky është shansi i vetëm dhe i fundit që të shpëtojnë marrëdhëniet në mes dy vendeve tona që mendoj se edhe më tej do të ketë gjithnjë e më pak dhe energji politike. Qeveria, por edhe e gjithë shoqëria t’i përkushtohet një çështje e cila konsumon aq shumë energji politike, por i konsumon edhe qytetarët në këto cikle të vazhdueshme të shpresave dhe frustrimeve. Duhet një ditë të tërhiqet vija, të thuhet se është mjaft.”

Në fillim të Qershorit, Maqedonia e Veriut do të nis dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pyetjen nëse kjo do të thotë se vendi jozyrtatisht “hyn nën mbrojtjen e SHBA-ve” në mungesë të lidhjes së fortë me BE-në, shefi i diplomacisë pranoi se mund të interpretohet kështu për shkak të përputhjes së momentit, por sqaroi se “nëse dështon forca e procesit evropian” korniza me SHBA-të do të jetë monitorim alternativ i proceseve demokratike në vend. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia