close
Top LajmeVendi

OSMANI: STUDENTËT BARTËS TË NEGOCIATAVE ME BE-në

Screenshot_5

Studentët dhe profesorët e Universitetit në Tetovë sot drejtpërdrejt nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani janë njoftuar  me mundësi për pjesëmarrje në konkursin për ese me temë “Me njohuri evropiane deri te kryeqendra evropiane”. Zv/Kryeministri Osmani është prononcuar edhe rreth zhvillimeve tjera në vend.

Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të miratohet teksti i ri për regjistrimin e popullsisë, i cili ishte shtyrë përshkak të zgjedhjeve presidenciale në vend. Këtë e bëri të ditur Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë një vizite në Univeristetin e Tetovës.

Nuk shoh asnjë arsye përse të injorohet ajo se cfarë ka bërë vendi gjatë këtyre dy viteve në drejtim të marrjes së datës për fillim të bisedimeve me BE-në, shprehet optimist Osmani në vigjilje të publikimit të raportit të Komisionit Evropian.

Këto komente Osmani i bëri gjatë prezentimit të aksionit të ndërmarrë së fundi nga dikasteri që drejton ai “Me njohuri Evropiane deri të Kryeqyteti Evropian”, ku studentët në vend përmes eseve do përshkruajnë njohuritë e tyre mbi idenë evropiane dhe perspektivën për anëtarësim në BE. Më të mirët do shpërblehen me vizitë studimore në Bruksel. /Lulzime Ameti/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia