close
Top LajmeVendi

OSMANI: VAZHDOJNË BISEDIMET ME BULLGARINË

chde5s0mzfyontl4kisc

IDEJA EVROPIANE PARAQET FRYMËZIM PËR ÇËSHTJET E HAPURA NË RAJON


Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për gazetën greke “To Vima” thotë se perspektiva evropiane e rajonit është “investim gjeostrategjik për një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar. Sipas Osmanit bisedimet e aderimit me BE-në nuk duhet të shndërrohen në negociata me Bullgarinë, duke shtuar se bisedimet me Sofjen vazhdojnë për kapërcimin e dallimeve.

Ne jemi një shembull i ndritshëm për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.. Bisedimet me Bullgarinë janë të vazhdueshme dhe ne do të vazhdojmë të gjejmë një mënyrë për të kapërcyer dallimet, por bisedimet aderuese nuk duhet të shndërrohen në negociata me Bullgarinë”, shpjegoi Osmani në një intervistë për edicionin e sotëm të “To Vima”.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj në vendin tonë, ai thotë se shumica e detyrimeve tashmë janë përmbushur, ndërsa për vërejtjet e palës greke se nuk është zbatuar plotësisht, Osmani thotë se ka shembuj, por kanë të bëjnë për shkaqe objektive ose vonesës burokratike”.

Sapo marrëveshja hyri në fuqi, Republika e Maqedonisë së Veriut filloi të zbatojë dispozitat dhe mund të them se shumica e detyrimeve tona janë përmbushur. Sigurisht, ka shembuj që vijnë nga arsye objektive ose nga ajo që unë do ta quaja një vonesë burokratike”,

Osmani shpjegoi mundësitë për bashkëpunim energjetik, duke përmendur mundësinë që Maqedonia e Veriut përmes tubacionit të gazit me Greqinë të sigurojë qasje në gazsjellësin TAP, por edhe gazit natyror të lëngshëm LNG përmes Aleksandropolit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia