close
Sport

OZIL: GRATIS PËR FENERBAHÇEN DERI NË FUND TË SEZONIT

skysports-mesut-ozil-fenerbahce_5241297

Mesut Ozil, gjatë kohë deklaronte se ëndërron që një ditë ta vesh fanellën e Fenerbahçes dhe nuk ishte aspak befasi kur pas largimit nga Arsenali zgodhi pikërisht këtë klub. Ai dje zyrtarisht ka nënshkruar kontratë për tri vite e gjysmë me gjigantin turk, kurse mediat e atjeshme kanë publikuar detaje të marrëveshjes.

Në të, për befasi të të gjithëve, qëndron se për paraqitjet e Ozilit për Fenerbahçen deri në fund të sezonit, ai nuk do të përfitojë asgjë.

“Ozili u pajtua të luajë pa pagesë për Fenerbahçen deri në fund të sezonit, që të ndihmojë në periudhën e problemeve serioze financiare. Gjithashtu, bonusi për kontratën është 550.000 euro, e jo 5 milionë, sic paralajmërohej paraprakisht. Ozili deri në Korrik do të ketë kontratë të garantuar me vlerë prej 3 milionë euro për sezon në tre vitet e ardhshme, edhe pse me siguri se kishte mundësi të përfitojë më shumë nëse zgjidhte ndonjë klub tjetër. Duket qarta dashuria ndaj Fenerit” – shkruajnë mediat turke. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia