Pacientët me diabet të zhgënjyer nga Ministria e Shëndetësisë

KËRKOJNË NDRYSHIMIN E MODELIT PËR FURNIZIM TË TERAPISË ME INSULINË

Natasha Despotovska Dimitrievska, nënë e një fëmiu me diabet, para Ministrisë së Shëndetësisë kërkoi që të dëgjohen kërkesat e saj dhe të 600 prindërve tjerë të cilët përballen me këtë problematike. Edhe pse gjashtë muaj kërkojnë ta takojnë ministrin Sali ai as sot nuk doli për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shoqata e fëmijeve me diabet të Maqedonisë – Balance MK, në emër të të gjithë personave me diabet, e veçanërisht të fëmijëve tanë me diabet tip 1 të varur nga insulina, në pesë vitet e fundit po përpiqemi shumë të shpjegojmë dhe t’i argumentojmë Ministrisë së Shëndetësisë se nuk ka siguri shëndetësore nëse trajtimi nuk ndjek metodat dhe terapitë e reja teknike, fatkeqësisht në rastin tonë shteti, sistemi dhe institucionet janë totalisht memec dhe të verbër,” deklaroi Natasha Despotovska- Kryetare e eShoqatës Balanc MK

Pacientët me diabet kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë ta përfundojë procedurën për ndryshimin e modelit të furnizimit respektivisht aparatet për matjen e sheqerit në gjak të hiqen nga procedura e tenderimit për furnizim me insulin dhe të jenë të kapshme në të gjitha barnatoret me cmime të definuara.

DIME VELEV – KRYETAR I UNIONIT TË DIABETIKËVE TË RMV-së

“Shoqata e Diabetikëve ka paraqitur zyrtarisht kërkesa për takim me ministrin e Shëndetësisë pesë herë deri më tani, në të cilat pikat e bisedës janë renditur saktësisht, por të vetmen përgjigje që morem ishte më pak se një muaj më parë kur dhe u takuar me këshilltar i ri në një takim komod kafeje, dhe asgjë më shumë se kaq. Në kafen do t’a pimë sëbashku por vetëm si një punë anësore e një debati thelbësor, komunikim mes partneriteti, me besim dhe respekt reciprok, deklaroi Dime Velev-Kryetar i Unionit të Diabetikëve të RMV-së

Shoqatat e pacientëve kanë shfaqur ankesa, sic thonë, jo vetëm për shkak të mungesës së interesit institucional, por edhe mungesës së empatisë njerëzore për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Ndryshe, sipas tyre në vendin tonë ka 600 fëmijë dhe adoleshentë me diabet Tip1, kurse gjithsejt janë 5.000 persona që varen krejtësisht nga insulina./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share