close
Top LajmeVendi

Pak njohuri për të drejtat për qasje në informacionet me karakter publik

wefwefefwef

MË VËSHTIRË MERRET PËRGJIGJA SE SI HARXHOHEN PARATË PUBLIKE

Në kuadër të Projektit IPA2 të financuar nga BE-ja, “Transparencë dhe llogaridhënie të Administratës Publike” vijojnë punëtoritë për qasje në informacionet me karakter publik. Edhe pse përmirësohet kjo qasje, institucionet lokale mbeten problemi më I madh. Më vështirë merren përgjigjet se ku harxhohen paratë publike, raporton KlanMacedonia/

Numër shumë I vogël I qytetarëve parashtrojnë kërkesa për qasje në informacionet me karakter publik, kurse kjo dëshmon se ata nuk janë të njoftuar me të drejtat e tyre. Shfrytëzues më të mëdhenj të së drejtës për këto informacione janë OJQ-të.

Probleme më të theksuara paraqiten në rrafshin lokal, në Komunat, ku sipas sektorit civil këtyre institucioneve u duhet njohuri më e madhe për këtë process. Sipas ligjit, këto informacione, institucionet duhet të japin më së voni në afat prej 20 ditëve.

“Qytetarët ankohen për mosqasje në informacionet para së gjithash me ato që lidhen me harximin e parave publike. Tek këto informacionet arrihet më vështirë dhe paraqiten pyetje se kush I kërkon, përse I kërkon” – deklaroi Vesna Shapkoska – QJQ

OJQ-të bëjnë thirrje që qytetarët më shpesh ta shfrytëzojnë të drejtën për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik.

“Këto informacione, duhet ta kuptojmë të gjithë, se janë tonat, qytetarëve, qytetarët janë pronarë të informacioneve publike, kurse institucionet vetëm I posedojnë. Institucionet s`duhet t`i japin, por t`i vënë në dispozicion dhe për këtë shkak thuhet qasje në informacione me karakter publik” – tha German Filkov , QJQ

Nëse zyrtarët nuk I dorëzojnë përgjigjet e nevojshme, sipas ligjit, duhet të dënohen me të holla nga 250 deri në 500 euro.

Vitin e kaluar janë zbatuar 342 procedura për personat zyrtar që kanë pasur informacionet dhe nuk I kanë dorëzuar apo e kanë kufizuar të drejtën e informacioneve me karakter publik. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia