close
Kulture

PALLATI BUCKINGHAM ZBULON PLANIN PËR JUBILEUN E PLATINIT TË MBRETËRESHËS

queen

Pallati Buckingham ka zbuluar të gjithë listën e festimeve që do të shenjojnë Jubileun e Platinit të Mbretëreshës këtë vit.

Festa në rrugë, një koncert me disa prej yjeve më të mëdhenj të botës dhe një mundësi për të parë shtëpitë e Mbretëreshës nga afër janë pjesë e planit për 70-vjetorin e saj në fron. Gjatë ditëve të festimit, disa prej institucioneve, si bankat, do të jenë të mbyllura nga data 2-5 Qershor.

Eventi i parë fillon të hënën, me një konkurs për të shpikur një puding të ri për të festuar mbretërimin e Madhërisë së saj. Finalistët do të gjykohen nga një panel ekspertësh, ndërsa receta fituese do të bëhet e ditur për publikun e më pas do të shijohet në Drekën e Madhe gjatë ditëve.

Më 6 Shkurt, Mbretëresha Elizabeth II do të bëhet monarku i parë britanik që feston një Jubile Platini. Duke qenë se kjo nuk ka ndodhur më parë, nuk ka vërtet një plan të detajuar për festimet, por koncertet dhe klubet do të jenë të hapura deri në orën 1 të mëngjesit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia