close
Top LajmeVendi

PALMER: MOSÇELJA E NEGOCIATAVE PËR SHKUPIN DHE TIRANËN – RRIT EUROSKEPTICIZMIN NË RAJON

FA4655C6-90A1-41DF-82E5-102F417D6D76

SHBA-të janë të zhgënjyer për shkak të moszgjidhjes së cështjes për hapjen e konferencave të para ndërqeveritare për RMV-në dhe Shqipërinë – ka deklaruar në Forumin e Prespës, diplomati amerikan Metju Palmer, sic tha, krahas përfaqësimit të fuqishëm dhe zgjidhjeve të arsyeshme të presidencës portugeze dhe partnerëve evropian.

ROBERT PALMER, DEPARTAMENTI I SHTETIT, SHBA

“Është thelbësore që BE-ja t’i mbajë premtimet e saj, ndërsa kjo përfshin përparim në negociata me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe mundësinë e lehtësimit të vizave për Kosovën. Ne jemi të zhgënjyer që çështja me konferencën ndërqeveritare nuk u zgjidh me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, megjithë propozimin racional të presidencës portugeze dhe mbështetjen nga ana e BE-së, sepse kjo sinqerisht ndikon në qëllimet tona finale, këto anulime e dobësojnë ndikimin tonë kolektiv SHBA-BE, për përparim drejt qëllimeve të përbashkëta në rajon, që nënkupton jo vetëm normalizim të marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe në raport me reformat kushtetuese në Bosnjë e Hercegovinë.

Sikurse SHBA-të edhe BE-ja është angazhuar për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, kurse sipas Ministrit gjerman Mihael Rot, BE-ja duhet t`i përmbush premtimet.

MIHAEL ROT, MINISTËR I ÇËSHTJEVE EVROPIANE, GJERMANI

“BE-ja nuk do të jetë e plotë pa vendet tuaja, pa shoqëritë tuaja, pa popullin tuaj. Çështjet dypalëshe, si për shembull marrëdhëniet maqedono-bullgare nuk duhet të jenë pengesë në rrugën e procesit aderues. Po, plotësisht pajtohem, më vjen shumë keq që Këshilli i Ministrave të BE-së nuk u pajtua që të fillojnë negociatat aderuese me Shqipërinë dhe fqinjtë tanë maqedonas, për shkak të votimit të vetëm një vendi anëtar.

Edurad Xhozef nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike të SHBA-së, tha se qytetarët amerikan e respketojnë RMV-në për gjithcka që ka bërë duke realizuar detyrat dhe duke miratuar vendime të vështira për ta ruajtur identitetin kombëtar dhe njëkohësisht duke u pajtuar me fqinjtë. Xhozef tha se BE-ja nuk mund të jetë fuqi botërore derisa nuk e kupton seriozisht Ballkanin Perëndimor, kurse veton bullgare e quajti tradhëti të vlerave evropiane.

EDUARD XHOZEF, PROFESOR, SHBA

“Kur bëhet fjalë për korrupsionin në rajon, shikoni çfarë kanë bërë SHBA-të, çfarë ka bërë Presidenti Bajden, e zgjeroi dokumentin ekzekutiv me më shumë persona nga Bullgaria, të përfshirë në korrupsion. Ata fakte mund t’i ndajmë me BE-në. Megjithatë në qoftë se BE-ja si strukturë nuk mund të reagojë dhe ta dënojë Bullgarinë, mund të reagojnë vende anëtare të caktuara, ndoshta Gjermania, ndoshta Holanda.

Në Ohër dhe Oteshevë mbahet Konferenca e Parë Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për DiaLog. Në Konferencën dyditore me temë “Ballkani Perëndimor – Pjesa që mungon për kompletimin e Evropës” marrin pjesë Presidentë, Kryeministra, persona zyrtar dhe ekspertë të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia