Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit njëherit i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer po qëndron në Prishtinë. Ai ka takuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai paradite në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë ka pritur ndaras liderët partiakë.
Ndërsa aktualisht në Bibliotekën Kombëtare është duke folur para një publiku të përbërë nga studentë e pjesëtarë të shoqërisë civile. Kjo është hera e dytë që Palmer viziton Kosovën pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 6 tetor.
Herën e fundit ai ishte në Kosovë me të dërguarin e SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell ku kërkuan krijimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/