close
RajoniTop Lajme

PALMER: NË MAL TË ZI KA NDËRHYRJE NGA JASHTË

0A5B30D6-8890-4C63-AFC0-ED9044DAF761

‘TË PËRFSHIRA PALË TË TRETA’


Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë plotësisht të bindura se në skenën politike të Malit të Zi janë të implikuar edhe aktorë nga jashtë. Këto komente diplomati i lartë amerikan i ka bërë për Televizionin Vijesti të Podgoricës ku qëndroi për një vizitë dy ditore.  

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit i ngarkuar për Ballkanin Perendimor, Matthew Palmer ka anashkaluar pyetjen direkte për të komentuar akuzat e qeveritarëve malazezë në adresë të qeveritarëve në Beograd në ballë me presidentin Aleksandar Vuçiq për ndërhyrje direkte në punët e brendshme  të Malit të Zi, por në të njëjtën kohë ka pranuar implikimin e, sikurse është shprehur ai, ‘palëve të treta në skenën politike malazeze’: ‘Ne jemi plotësisht të bindur për përfshirjen e palëve të treta, të aktorëve të jashtëm, në skenën politike malazeze, përfshirë këtu përhapjen e dezinformatave nëpërmjet internetit dhe përpjekjet e qllimshme që në mënyrë të pashembullt të ndikohet në zhvillimet politike në këtë vend. Mendoj se është e rëndësishme që publiku malazez të ketë besim se politikën e vendit e drejtojnë përfaqësuesit të cilët ata i kanë zgjedhur në mënyrë që të avancojnë interesat e tyre, ndërsa kjo është një fushë ku duhet të jemi veçmas të kujdesshëm,’- deklaroi Palmer duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me partnerët në Mal të Zi për forcimin e kapaciteteve me qëllim të identifikimit të veprimeve të tilla, sidomos në internet, dhe që të ndërmerren masa masa mbrojtëse. Në të njëjtën kohë zyrtari amerikan vlerësoi se kjo nuk është sfidë me të cilën po përballet vetëm Mali i Zi: ‘Anembanë botës kemi parë disa aktorë të jashtëm, ndonjëherë qeveritarë, ndonjëherë joqeveritarë, se si punojnë që tinëz të ndikojnë në ngjarjet politike. Edhe ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi përballur me të njëjtën sfidë. Rusia ka qëndruar prapa tentimeve të shumta serioze të këtij lloji,’-  citon TV Klan Macedonia deklaratën e Mattew Palmer për TV Vijesti. Duke komentuar përpjekjet euro-amerikane për të ndihmuar Malin e Zi për shlyerjen e kredisë kineze, diplomati i lartë nga Uashingtoni tërhoqi vërejtjen se në të ardhmen jo vetëm Mali i Zi, por edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor duhet të jenë më të kujdesshme ndaj çfarëdo marrëveshjeje që arrijnë me Kinën, përfshirë dhe ato për zhvillimin e infrastrukturës, për shkak se ky vend po e shfrytëzon këtë lloj diplomacie që me kurthin e borxheve të kap vende që nuk janë në gjendje të shlyejnë detyrimet dhe këtë e shfrytëzon pastaj për fitim të koncesioneve politike./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia