close
Rajoni

PALMER OPTIMIST PËR PRANIMIN E RMV-së NË NATO

Screenshot_8

Ç’mesazhe ka zyrtari amerikan për Kosovën e Serbinë?


I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se Maqedonia e Veriut do të bëhet së shpejti anëtare e 30 e NATO-s. Duke folur për Televizionin shtetëror malazez, zyrtari i lartë nga Uashingtoni foli me optimizëm edhe për gjasët që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme, ndërkohë që tërhoqi vërejtjen se Rusia dëshiron trazira në rajon.

Pas bisedimeve me kreun shtetëror të Malit të Zi, Matthew Palmer tha për Servisin Publik në Podgoricë se pret që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Aleancës Uashtarake e NATO-s:

Shpresoj dhe mendoj se dhjetori është objektiv real, por edhe ambicioz. Ka mbetur një numër anëtarësh që duhet të ratifikojnë protokollin e aderimit, përshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Kjo kërkon një procedurë interne në Senat dhe ne shpresojmë se gjithë kjo do të përfundojë deri në dhjetor. Nëse nuk ndodhë, atëherë do të vendoset ndonjë datë tjetër, për disa muaj. Mirëpo, jam i bindur se Maqedonia e Veriut do të bëhet së shpejti anëtari i 30 i NATO-s’ tha i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, duke nënvizuar se prania e Aleancës në rajon është në funksion të qëndrueshmërisë, sigurisë kolektive dhe thellimit të refromave.

Duke folur dialogun e ndërprerë Kosovë-Serbi, përfaqësuesi i adminisratës amerikane tha se është i bindur se Beogradi e Prishtina do të mund të tejkalojnë mosmarrëveshjet e ndërsjella:

‘Absolutisht besoj se marrëveshja mund të arrihet. Një ndër qëllimet tona parësore është të mbështesim formimin e Qeverisë në Kosovë që është e përkushtuar për dialogun, që nënkupton pezullimin e tarifave dhe kthimin në tryezën negociatore me Beogradin, negociata këto që duhet të jenë serioze me qëlim të arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Do të ishte ideale që kjo të bëhet mbi bazën e njohjes së ndërsjellë,’-ka deklaruar Palmer për Televizionin e Malit të Zi. Sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e qëndrueshme dhe e ndershme dhe që mund t’i ndihmojë edhe Kosovës edhe Serbisë të shkojnë për përpara në rrugët e tyre evropiane.

Zyrtarit i lartë të administratës amerikane ka rikujtuar se Uashingtoni dhe Moska kanë pikëpamje esencialisht të ndryshme lidhur me Balkanin:

‘Ballkanin Perëndimor e shikojmë si anëtar të familje së kombeve perëndimore, të integruar në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, si vende ku bashkëpunohet mbi baza të rregullave, normave dhe qasjeve kooperuese për menaxhimin e sfidave të përbashkëta. Rusët dëshmuan se dëshirojnë një rajon të mbështetur në trazira, mosbesim, dhe fraksione, ‘– deklaroi Palmer duke rikujtuar ndërhyrjen ruse në zhvillimet e para tre vjetëve në Mal të Zi të cilat i quajti si grusht-shteti për të penguar vendin të shkojë në NATO dhe Perëndim. Sipas tij, rusët nuk u kanë dhënë fund përpjekjeve për të krijuar problem në mbarë rajonin. /Klan Macedoni/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia