close
Top LajmeVendi

PANDEMIA, BIZNESI DHE PASOJAT E COVID-KRIZËS

AAB7559A-2B9B-4129-9F0B-CCB4DB3BA335

SHTETI TË VAZHDOJË ME MBËSHTETJEN E BIZNESIT


Situata me pandeminë ka vënë në sprovë institucionet shtetërore. Për momentin fokusi i autoriteteve të vendit por edhe më gjërë është në situatën shëndetësore por duke mos anashkaluar atë ekonomike, ekspert të ekonomisë por edhe odat ekonomike kërkojnë të të vazhdojë mbështetja e bizneseve.

Sipas profesorit universitar Veland Ramadani jo të gjitha masat e miratuara nga qeveria dhanë efektet e duhura në përballje me pandeminë. Ai apeloi te institucionet kompetente që të vazhdojnë në mbështetje të biznesit.

VELAND RAMADANI – PROFESOR UNIVERSITAR

Masat e para  ndoshta nuk ishin edhe mirë të menduara ndoshta përshkak se u gjetën të pa përgatitur, vërejmë se qeveria ka dëshirë për të ndihmuar. Te masat e para mund të gjejmë gjera kondraditore. Duhet të vazhdohet me masat, pas pakos së katërt të ketë masa tjera, të rritet bashkëpunimi me sektorin e biznesit.

Biznesit i duhet qartasi  mbi atë që e pret, transparencë nga ana e qeverisë që bashkarishtë të përfshihen në të gjitha masat që demi të jetë më i vogël në ekonomi thotë drejtori i OEMVP-së Drilon Iseni.

DRILON ISENI – DREJTOR I OEMVP-SË

Nga mesi i marsit ne do të kemi edhe një vlersim  se sa ka ndikuar pandemia, sigurimi i kredive me norma të ulta të interesit duhet të shfrytëzohet. Biznesi mer për obligim që të kërkonë mundësi të zbus efektet që ka pandemia. Duhet më së shumti të përkrahet biznesi që është i orientuar drejtë eksportit, kompanitë inovative etj.

Sipas bashkëbiseduesve vendet të cilët më herët janë përballur me pandemi të ngjashme e kanë menaxhuar më mirë situatën në krahasim me vendet të cilat kjo pandemi i gjetë te pa përgatitur. Nga ana tjetër duke e keomentuar Buxhetin për vitin 2021 ata e vlersojnë si ambicioz e me pritje të larta, që vështirë se do të realizohet. Sipas odave ekonomike parashikohet që dështimi më i madh do të jetë në mbledhjen e parave në arkën e shtetit, duke pasur parasysh se të gjitha aktivitetet ekonomike janë ulur. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia