close
Bota

PANDEMIA E COVID RRITI VARFËRINË NË BOTË

Businessman has no money. Unemployed and bankrupt man looks into his empty wallet. Stress crisis, unemployed businessmen waiting for new job, recession situation and hopelessness

OBSH: 132 MILIONË TË VARFËR MË SHUMË DERI NË FUND TË VITIT


Pandemia e koronavirusit nuk ka marrë vetëm miliona jetë dhe ka izoluar botën, por po shton varfërinë dhe vë në risk jetesën e njerëzve.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vë në pah se po rritet kequshqyerja. Aktualisht numërohen 690 milionë njerëz të paushqyer në botë, shifër e cila deri në fund të 2020 pritet të rritet me 132 milionë njerëz të tjerë.

Një rritje drastike kjo e ndikuar nga pandemia e koronavirusit. Vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme janë më të prekurit.

Sipas ekspertëve botërorë, shtresa më e dëmtuar mbeten punonjësit informalë, të cilët nuk kanë përfituar edhe ndihmën e shtetit në rastet e mbylljes.

Fermerët janë një tjetër kategori e dëmtuar si pasojë e mbylljes së kufijve mes shteteve. Në kushtet e izolimit ata nuk kanë mundur të eksportojnë prodhimet e tyre duke krijuar kështu humbje të mëdha.

Ekspertët u bëjnë thirrje qeverive që të përpiqen të ndihmojnë më shumë grupet e riskut. Sipas OBSH, tani është koha për solidaritet dhe mbështetje globale për të parandaluar përshkallëzimin e një katastrofe shëndetësore dhe social-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. /Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia