close
Vendi

PANDEMIA KA CËNUAR SHËNDETIN MENTAL

mental

“TË KËRKOSH NDIHMË NGA EKSPERTËT ËSHTË HAP I GUXIMSHËM”

“Kujdes për shëndetin mendor për të gjithë. Ta bëjmë realitet” ky është sllogani i fushatës së këtij viti në kuadër të ditës botërore të shëndetit mendor”. Kjo fushatë ofron mundësi për të gjithë që të bëjmë dicka që e përmirëson jetën edhe pse pjesa më e madhe e sëmundjeve mendore sot trajtohen mjaft mirë.

Këtë vit, “Dita Botërore e Shëndetit mendor” vjen 18 muaj pas fillimit të pandemisë. Në disa vende jeta I kthehet normalitetit, derisa në të tjera shifrat e COVID-19 mbeten të larta. Pandemia ka patur ndikim të madh ndaj shëndetit mendor të njerëzve.

Ndërkaq në vendin tonë vazhdon të konsiderohet si kompleks kërkimi I ndihmës profesionale apo shkuarja në një psikolog, thonë për Klan Maqedoni ekspertë të fushës.

 ILIR SALIU – ORGANIZATA “AKROPOLI I RI” 1/08/25 – 1/08/42

“Ideja që të shkojmë në psikolog, është dicka shumë e rëndësishme, njerëzit mendojnë se dmth pavarësisht se e shoh se me kalimin e kohës është duke u thyer pak kjo tabu ama ende egziston ideja se të shkosh në psikolog është turp. Është kompleks I shoqërisë”.

Në të gjithë botën, më shumë se 450 milionë njerëz vuajnë nga crregullime mendore. OBSH vlerëson se rreth 151 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, 26 milionë nga skizofrenia dhe 125 milionë nga crregullimet lidhur me alkoolin.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia