close
Rajoni

“PANDORA PAPERS”: MILO GJUKANOVIQ DO TË MERRET NË PYETJE NGA PROKURORIA SPECIALE

podgorica

Prokurori I posacëm Publik I Malit të Zi, Milivoje Katniq, ka deklaruar se në rastin e “Pandora Papers”, si qytetar, do të merret në pyetje Presidenti Milo Gjukanoviq, duke shtuar se kanë formuar rastin për shkak se ekzistojnë “dyshime”.

Në një emision të “TV Vijesti”, ai tha se kanë kërkuar dokumentacione dhe letër në adresë të Gjukanoviqit që t`u jep përgjigje.

Prokuroria Speciale Shtetërore e Malit të Zi, ka hapur rastin lidhur me pohimet e Rrjetit për afirmim të OJQ-ve MANS se Gjukanoviqi dhe I biri I tij Blazho kanë lidhur marrëveshje sekrete për menaxhimin me pronënë e tyre në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti të komplikuar të kompanive që lidhen me Britaninë e Madhe, Zvicrën, Panamanë, Gjibraltarin dhe Ishujt e Virgjëra Britanike.

Si pjesë e projektit global “Pandora Papers”, MANS kishte gjetur kopje të dokumenteve të vulosura nga marrëveshjet për krijimin e trusteve dhe komapnive në destinime of-shor nga Milo dhe Blazho Gjukanoviq.

“Nëse konstatohet se ekziston, në Angli, Zvicër ose në vende tjera, do të marrim vendim në bazë të kësaj. Nëse ekziston bazë për dyshime, ai do të trajtohet sikurse cdo qytetar tjetër, do të kërkojmë heqjen e imunitetit dhe do të ngritet procedurë” – ka deklaruar Prokurori I posacëm malazez,, Milivoje Katniq./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia