close
Bota

PANELI I OBSH -së KËSHILLON DOZËN E TRETË TË VAKSINËS

e00eee10-4f29-4459-acdb-b07c5500d567

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë  ka rekomanduar të ofrohet një dozë e tretë e vaksinës për personat e moshuar dhe ata me sistem të dobët imunitar.

Dr. Katherine O’Brien, drejtoreshë e departamentit të OBSH –së për vaksinat  tha se dozat e treta duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja.

Injektimi do t’u bëhet personave që kanë sistem të dobët imunitar pasi ata kanë një rrezik të lartë nga Covid-19.

Doza e tretë nuk rekomandohet për personat e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera.

Rreth 1.5 miliardë doza janë në dispozicion globalisht çdo muaj, të mjaftueshme për të arritur objektivin e vaksinimit të 40% të popullsisë së secilit vend deri në fund të vitit, por shpërndarja ka qenë e pabarabartë.

Shumë vende tashmë kanë nisur të ofrojnë dozat e treta për qytetarët e tyre por më herët ato janë kritikuar nga OBSH-ja pasi shumë vende të varfra ende nuk kanë marrë dozat e para të vaksinës.

Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 238 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë persona kanë humbur jetën./Klan News/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia