close
Sport

PAP: GJOKOVIQ SPORTIST MË I MIRË I EVROPËS PËR VITIN 2021

Gjokoviq sportisti viti (1)

LEVANDOVSKI ISHTE I DYTI, NDËRSA MAKS FERSHTAPEN I TRETI


 

Numri një i tenisit në botë Novak Gjokoviq është përzgjedhur për sportistin më të mirë në Evropë për vitin 2021. Në edicionin e 64-të tradicional, që organizohet nga Agjencia zyrtare polake e lajmeve (PAP), morën pjesë gjithsej 26 agjenci..

Novak Gjokoviq, këtë vit me 172 pikë për të katërtën herë fitoi çmimin sportist i vitit pas çmimeve të fituara në vitin 2011, 2015 dhe 2018. Vendi i dytë me 133 pikë i takoi futbollistit të Bajerni Munihut, polakut Robert Levandovski, ndërsa vendi tretë i takoi pilotit të Formula 1, holandezit Maks Fershtapen me 125 pikë.

Në Top 10  sportistë më të mirë në Evropë  janë atleti norvegjes Karsten Varholm me 112 pikë, atletja holandeze Sifan Hasan me 94 pikë, çiklisti slloven Tadej Pogaçar me 79 pikë, basketbollisti grek Janis Anetokumpo  me 55 pikë, sprinteri italian Marcel Lamont Dxhejkobs, atleti suedez Armand Duplantis me 29 pikë dhe Skiatorja norvegjeze Tereza Johaug  me 28 pikë. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia