close
Vendi

“PARADA E KRENARISË” E SHNDËRROI PARKUN E TURPIT

51413077-B951-4FE7-A239-96FA91B432AE

REAGOJNË QYTETARËT: MBETURINA PAS MANIFESTIMIT


“Parada e krenarisë” e ka shndërruar parkun në “Park të Turpit”. Nëpër rrjetet sociale po shëprëndahen fotografi dhe reagime të qytetarëve, pas mbajtjes së Paradës së Krenarisë, ditën e djeshme dhe si dukej Parku I Qytetit të Shkupit pas përfundimit të manifestimit.

“Lirisht ejani të bëni propagandë edhe sonte për t`i mbledhur me krenari të gjitha mbeturinat që I latë pas vetes. Turp për krenarinë tuaj, pa vetëdije ekologjike” – thuhet në postimin në Facebook të qytetares Radica Grambozova.

“Parada e Krenarisë” dje u mbajt për herë të dytë dhe përmes marshit komuniteti LGBT kërkoi miratimin e ligjit për evidencën amë ku personave transgjinor përfundimisht do t`u pranohet identiteti gjinor. Kjo paradë kishte dy qëllime – manifestim dhe protesë me moton “Jashtë mureve” duke dërguar mesazhin se ky komunitet  meriton të drejtat dhe liritë e njeriut sikurse cdo qytetar në shoqëri.

Mbështetje me pjesëmarrje dhanë Presidenti Stevo Pendarovski, Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e Arsimit – Mila Carovska dhe Ministrja e Kuluturës Irena Stefoska. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia