close
Vendi

PARADOKSE: TRILLER I FRIKSHËM PO LUHET NËPËR DASMA

dasemm

 

Dasmat me të shtëna po shndërrohen në makth të vërtetë për gjithë ata që kanë fatin e keq të goditen nga ndonjë plumb qorr. Tradita e shkrepjes me armë, që dikur ishte pjesë e zakoneve të maleve, sot ka marrë një dimension bastadhues. Trilleri i quajtur dasëm vazhdon të marrë edhe jetë njerëzish. E gjithë kjo për shkak të pakujdesisë dhe mendjmeadhësisë së disave

Javëve të fundit  numri i të – plagosërve si rrjedhoj e të shtënave në dasma sa vine e shtohet, Dy persona janë lënduar në fillim të këtij muaji  gjatë kremtimit familjar në fshatin Pallçisht i Epër i Tetovës, pasi nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri.

Një rast tjetër i plagosjes me armë nga ahengjet ndodhi në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, kur një banor i këtij fshati u plagos nga një plumb qorr derisa po punonte në arë.

Ndërsa një ngjarje tjetër që bëri bujë ishte rasti i një nuseje në Manastir, e cila ka shtënë me armë në ditën e dasmës së saj.
Rasti më i freskët është i një vajzë 14 vjeçare e cila ka qenë viktimë e të shtënave me armë zjarri, nga një dasmë që ishte disa metra larg shtëpisë së saj në fshatin Gllumovë të Sarajit.

Të shtënat me armë në dasma është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit publik dhe se për vepra të tilla gjobat sillen prej 200 deri 500 euro. Në bazë të këtij ligji dhe nenit 288 të Kodit Penal, të shtënat në disa raste mund të trajtohen edhe si vepër penale, varësisht nga rrethanat dhe pasojat, me ç’rast është paraparë dënim me burg deri 5 vjet. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia