close
Bota

PARALAJMËRIM I QENDRËS AMERIKANE, VIRUSI MUND TË PËRHAPET NGA AJRI

8AEDD380-063E-453A-8A00-7DA21C8A1C66

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka postuar një rishikim të udhëzimeve të saj lidhur me koronavirusin, duke thënë se virusi mund të përhapet nganjëherë edhe në rrugë ajrore.

Zëri i Amerikës, duke iu referuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se disa individë mund të infektohet nga ekspozimi ndaj virusit në masa të vogla spërkalash, të njohura si aerosole, të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për disa minuta, madje edhe disa orë.

Ndryshimi i udhëzimeve të bëra publike të hënën mbështetet në studime që tregojnë se në disa rrethana të kufizuara, por jo të pazakonta, një person i infektuar mund të përhapë virusin tek të tjerët që qëndrojnë më shumë se dy metra larg, ose rrezikun për infektim, nëse individi ndodhet në mjedisin me personin e infektuar, megjithëse ai mund të jetë larguar pak më parë.

Në këto raste, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përhapja e virusit ndodh në mjedise të mbyllura me qarkullim jo të mirë ajri, sidomos gjatë aktiviteteve që kërkojnë frymarrje të thellë, për shembull fizkulturë, apo kur personi këndon. Muajin e kaluar Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pati një paralajmërim të ngjashëm për rrezikun e përhapjes nga ajri të koronavirusit, por e tërhoqi më pas./VOA/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia