Parashikimi i motit – 4 Korrik 2023

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme.

Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erë e fortë. UV=8

Në Shkup do të ketë mot me diell e me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share