close
Kulture

PARASHQEVI QIRIAZI PJESË E UNESCO-s

BBCA1FA9-F4A5-4BA8-81F6-9990B5734580

Ilimunistja shqiptare, Parashqevi Qiriazi, bëhet pjesë e UNESCO-s. Në faqen zyrtare të UNESCO-s është shënuar pesëdhjetë vjetori i vdekjes së iluministes shqiptare, duke e cilësuar atë si “një nga figurat kryesore të Iluminizmit Shqiptar të fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20”. Në fillim të këtij shënimi jepet shkurtimisht biografia e Parashqevi Qiriazit, duke e vlerësuar rolin e saj si “pioniere në edukimin dhe emancipimin e grave në Perandorinë Osmane. Më tej thuhet se Parashqevi mund të krahasohet vetëm me arritjet e Marianne Hainish në Austri, Annestine Bejer në Danimarkë ose Maria Montessori në Itali. Një kontribut të jashtëzakonshëm për afimrmimin e kësaj figure shqiptare kanë dhënë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante në Tiranë. Pikërisht këto tre institucione kanë përgatitur një dokumentar mbi jetën dhe veprën e Parashqevi Qiriazit, i cili pritet të promovohet më 17 dhjetor të këtij viti në UNESCO dhe në disa qendra të njohura të botës, përfshirë edhe Prishtinën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia