close
Top LajmeVendi

Parashutistë të NATO-së të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar do të realizojnë stërvitje në RMV

parashutist

Në Maqedoninë e Veriut arritën 1800 parashutistë nga brigada e 16-të ajrore e Mbretërisë së Bashkuar që të mbajnë stërvitje bashkë me shtatë vende të tjera të NATO-s, duke i përfshirë edhe forcat nga Maqedonia e Veriut. Trajnimet do të mbahen në katër lokacione të ndryshme përgjatë vendit, informojnë nga Ambasada Britanike në Shkup.

“Gjatë javëve të ardhshme 2700 ushtarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Mali i Zi do të bëjnë trajnime për të shtëna luftarake, si dhe kërcime ditore dhe të natës me parashuta. Në trajnim do të demonstrohet aftësia e vendeve anëtare të NATO-s që të shpërndahen kudo përgjatë botës dhe aftësisë së ushtarëve të tyre që të punojnë bashkë me profesionalizim dhe me sukses. Kjo stërvitje vjetore, e cila këtë vit po ndodh në Maqedoninë e Veriut, është kontribut kyç për sigurinë evropiane, e cila ka për qëllim që të ofrojë forca me gatishmëri të lartë në një varg rolesh, ta rrisë kapacitetin dhe t’i plotësojë NATO dhe marrëveshjet globale të sigurisë, ta rrisë kapacitetin dhe t’i plotësojë NATO-n dhe marrëveshjet e tjera evropiane dhe globale të sigurisë”, thonë nga ambasada.

Komandanti i punonjësve të inxhinierisë të mbretërisë, nënkoloneli Xhek Kroslli, është në Maqedoninë e Veriut që nga 24 marsi. Ai e mbikëqyri lëvizjen e brigadës nga Mbretëria e Bashkuar drejt Maqedonisë së Veriut.

“Lëvizja e gati 2000 ushtarëve britanikë dhe të gjitha automjeteve dhe pajisje që vijnë me një brigadë përgjatë Evropës dhe në Maqedoninë e Veriut ishte detyrë e madhe, të cilën nuk do të mundeshim ta bëjmë në mënyrë aq efikase pa mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe forcave të armatosura”, theksoi nënkoloneli Kroslli.

Nga 24 marsi, ushtarë të tetë vendeve të NATO-s filluan të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut për stërvitjen “PËRGJIGJE E SHPEJTË 22”, stërvitje e forcave aleate ajrore zbarkuese, që është pjesë e serisë më të gjerë të stërvitjeve të cilët po mbahen përgjatë gjithë Evropës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia