“Pari”: Për gjashtë muaj mbyllen 4.874 firma

NË SHKUP – 1.755, TETOVË – 277, KUMANOVË – 220, GOSTIVAR – 200, PRILEP – 188

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 4.874 firma janë shuar pasi nuk kanë arritur të mbijetojnë. Një analizë e portalit “Pari”, sic përcjell KlanM, tregon se vitin e kaluar situata ka qenë më e rëndë, ku sipas të dhënave të platformës “BiznisMrezha”, gjatë vitit 2021 janë mbyllur 5.022 firma.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ashtu sic pritej, sic përcjell KlanM, më shumë firma janë mbyllur në Shkup, aty ku ka aktivitet më të madh ekonomik. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 1.766 firma.

Në vendin e dytë, sipas portalit “Pari”, renditet Tetova ku gjatë gjashtë mujave të vitit 2022 betejën ekonomike e kanë humbur 277 kompani. Në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ishin shuar 235 kompani nga Tetova.

Me 220 kompani të shuara, Kumanova renditet e treta në këtë listë.

Në Gostivar, sic njofton KlanM, janë shuar 200 kompani, kurse në vendin e pestë renditet Prilepi më 188 kompani të mbyllura.

Rezultatet e analizës së portalit “Pari”, sic njofton KlanM, tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2022 mbyllje më të mëdha të kompanive ka në sektorin e Tregtisë, Industrisë përpunuese, sektorit hotelerik, ndërtimtarisë dhe të transportit. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share