close
Bota

PARIS: KONFERENCË DYDITORE PËR BALLKANIN

paris

Në kryeqendrën franceze fillon sonte konferenca ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor. Krahas kryeministr të vendit mikpritës, Francës, marrin pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, BeH, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Italisë, Gjermanisë si dhe të Komisionit Evropian. Ndërtimi i infrastrukturës  në fushën e transportit dhe energjetikës, si dhe programe për të rinjtë e rajonit, janë temat që do të dominojnë këtë takim ndërkombëtar për rajonin.

Konferenca e Parisit për Ballkanin Perendimor  është pjesë e Procesit të Berlinit dhe mbahet për të tretën herë. Kësaj radhe, pas referendumit britanik për dalje nga Bashkimi Evropian. Në prag të këtij takimi, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se  përshpejtimi i afrimit të vendeve të Ballkanit perendimor me Be-në  mund të fuqizojë edhe praktikisht  paqen dhe qëndrueshmerinë në rajon.

Gjermania është vendi që para dy vitesh nisi procesin e shtyjes së integrimit evropian të vendeve të rajonit Kjo për shkak se tek vendet aspirante ka nisur të ndjehet një zhgënjim  ngaqë është bërë e ditur se  në një të ardhme të afërt nuk do të ketë zgjerim të BE – gjë që është konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian po edhe nga presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.

Pas Brexitit nuk ekziston gatishmëria e BE për pranimin e vendeve të tjeraPrandaj, Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që të tejkalojë humnerën mes zgjerimit të ndaluar të BE dhe premtimeve të dhëna. BE do që këto shtete të vogla të ruajnë disponimin për anëtarësim, përmes mbështetjes me miliarda Euro, në periudhën prej 2014-2020. Këtu bëjnë pjesë projekte të ndryshme, siç është autostrada Nish – Prishtinë, apo ajo rreth Adriatikut, modernizimi i hekurudhave, apo edhe krijimi i rrjeteve për të rinj, të ngjashme me ato gjermano-franceze.

Vëzhguesit në prag të këtij samiti, ndërkaq tërheqin vërejtjen se politika e derdhjes së parave në 15 vitet e fundit ka  nxjerrë në sipërfaqe më  shumë probleme sesa zgjidhje. Prandaj, pritet që nesër liuderët europianë dhe ata ballkanikë  nga fjalët të kalojnë në vepra, në mënyrë që projektet e dakorduar të vëhen sa më parë në jetë. Gjithësesi, mundësi e mire për këtë do të jetë edhe forumi i biznesit, një shans i mirë ky për investime të mundshme, në degë të ndryshme. Komisoneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, ndërkaq ka bërë të ditur se procesi i zgjerimit  do të fokusohet në cilësi e jo në shpejtësi, kurse  aderimi duhet të jetë, është shporehur ai, gjendje ngadhnjimtare si për anëtarët, ashtu dhe kandidatët. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia