close
Top LajmeVendi

PARISI DHE BERLINI ME POZICIONE TË NDRYSHME RRETH SISTEMIT GJYQËSOR

Screenshot_11

A do t’i tejkalojnë dallimet ndërmjet veti pas zgjedhjeve lokale në Francë


A duhet të ecin në një fazë më të përparuar reformat në sistemin gjyqësor, ose paralelisht me negociatat aderuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, është temë për të cilën Parisi zyrtar dhe Berlini ka pozicione të ndryshme. Por, a mundet, siç u diskutua sot në debatin e ekspertëve në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, dallimet të tejkalohen pas zgjedhjeve lokale në Francë? Ambasadori Kristijan Timonie nuk deshi që para gazetarëve të parashikojë përparim në marrëdhëniet Paris-Shkup në takimin e dy presidentëve të shteteve, Pendarovski dhe Makron gjatë javës së ardhshme.

Kur Franca dhe Gjermania janë në pozicione të ndryshme, rreth çështjeve në Ballkan, është e vështirë të arrihet rezultat. Këtë e theksoi ambasadori francez Kristijan Timonie, në debatin shkencor për tranzicionin e sistemeve gjyqësore, 30 vite pas rënies së Murit të Berlinit, me shembuj nga koha e luftërave në ish-Jugosllavi.

“Asgjë nuk mund të ecte përpara në përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Jugoslavi, pa mirëkuptimin e thellë gjermano-francez, edhe pse kjo është e vështirë. Nuk kemi rrënjë të njejta historike, megjithatë vendosëm të bashkëpunojmë, që është mësim i rëndësishëm për rajonin, në të cilin duhet të punohet vazhdimisht.”-tha Kristijan Timonie, Ambasador i Francës në RMV.

Për momentin  pozicionet rreth premtimeve për negociata aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë janë të ndryshme.

“Është në interes të përbashkët evropian t’i kyçim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Që kjo të ketë sukses duhet t’i mbajmë premtimet tona për zbatim të përbashkët të perspektivës evropiane në këto vende. Kjo është mënyra më e mirë për promovim të reformave dhe sundim të së drejtës.”-deklaroi Tomas Gerberih, Ambasador i Gjermanisë në RMV.

Për dallim nga ky qëndrim, ambasadori francez, presidenti i të cilit Emanuel Makron e bllokoi procesin aderues për Ballkanin Perëndimor, sot, duke folur për integrimet, sërish e theksoi “nevojën për drejtësi, e cila shkon më larg nga e drejta.” A është kjo arsyeja e vërtetë për dallime, ose siç theksoi profesori universitar francez Otmar Seul do të arrijnë pajtueshmëri, varet nga suksesi i presidentit Makron në zgjedhjet lokale.

“Kompromis pas fitores në zgjedhjet në mars, pas çka në maj do të mbahet samiti i ri për Ballkanin perëndimor. Krahas zhgënjimit nga vetoja franceze për negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, Gjermania u pajtua me Francës për politikë të përbashkët për Ballkanin perëndimor. Qëndrimet e tyre i koordinuan më 29 prill të këtij viti.” –shprehet Otmar Seul, Profesor Universitar.

Ambasadori Timonie sot iu shmang përgjigjes nëse do të ketë përparim në marrëdhëniet Paris – Shkup, në takimin e javës së ardhshme midis presidentëve Stevo Pendarovski dhe Emanuel Makron. /Biljana Georgievska/

 

 

 

KRISTIJAN TIMONIE, AMBASADOR I FRANCËS NË RMV

“Për shkak të mirësjelljes nuk dëshiroj të flas para kohe rreth kësaj.”

Timonie refuzoi ta komentojë deklaratën e presidentit Makron, për gazetën londineze “Ekonomist” se “NATO përballet me vdekje të trurit”, që shkaktoi reagime nga më shumë qendra evropiane.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia