close
Vendi

PARTIA DEMOKRATIKE E TURQVE: KOALICIONI QEVERITAR – STABIL

Türk_Demokratik_Partisi_logosu

Spekulimet rreth stabilitetit të shumicës qeveritare I interpretojmë si manipulim të opinionit nga ana e disa portaleve, para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale – thonë nga Partia Demokratike e Turqve, pjesë e koalicionit qeveritar.

Lideri I kësaj partie, Bejxhan Iljas, me anë të një komunikate ka thënë se koalicioni qeveritar është stabil dhe është duke punuar ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe për progresin e vendit.

“Si parti serioze me 30 vite përvojë, PDTM-ja vendimet I miraton në organet partiake sipas bindjeve të anëtarësisë kurse në interes të qytetarëve që I përfaqëson. Për këtë shkak asnjë subjekt në këtë vend nuk ka të drejtë dhe nuk do të lejojmë që të spekulojë në emër tonin” – kanë thënë nga kjo parti

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia