close
Top LajmeVendi

Partneriteti me NATO-n e rëndësishme për RMV-në dhe Evropën (VIDEO)

erwwererw

BËRNS: RMV ËSHTË SHEMBULL I FRYMËS SË ALEANCËS QË U KRIJUA 73 VJET MË PARË


NATO është një grup prej 30 vendeve sovrane, të pavarura që ndajnë ideale të përbashkëta për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, respektim të fqinjëve dhe sigurim të një ardhmërie stabile për të gjithë Evropën dhe përkushtimi Maqedonisë së Veriut për këto parime është padyshim i fuqishëm. Kështu deklaroi Ambasadorja Amerikane Kejt Meri Bërns, në fjalimin e saj për shënimin e ditës së themelimit të NATO-së , duke nënvizuar se me Maqedoninë e Veriut, Aleanca vetëm se është përforcuar.

KEJT MERI BËRNS, AMBASADORE E SHBA-së NË SHKUP

Si partner i vlefshëm dhe i barabartë, Maqedonia e Veriut vullnetarisht e ndau barrën për përgjigje ndaj kërcënimit aktual. Duke qëndruar krah për krah në solidaritet me miqtë dhe aleatët e saj, e fortë në përkushtimin për paqen dhe sigurin për të gjithë Evropën, përmes mjeteve diplomatike dhe luftarake, Maqedonia e Veriut është shembull i frymës së kësaj aleance mbrojtëse që u themelua 73 vjet më parë.”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se pikërisht në këtë ditë, po konfirmohet bashkimi dhe solidariteti dhe vendi ynë po qëndron me krenari krahë aleatëve të saj të NATO-së. Ai nënvizoi se vendi dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vlera të njejta me vendet anëtare të NATO-së dhe BE-së. Ai përsëriti se pas anëtarërsimit të vendit në NATO, qëllimi tjetër strategjik është anëtarësimi në BE.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Proceset eurointegruese duhet të fillojnë pa asnjë ditë prolongim. Fuqishëm besoj se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të ketë një perspektivë të qartë në BE. çështja e zgjerimit tashmë është një çështje sigurie dhe gjeostrategjike. Ne kemi nevojë për procese të parashikueshme, të besueshme, të zgjeruara dhe të përshpejtuara të integrimit në BE.”

Ministrja e Mbrojtjes nga ana tjetër, tha se anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm siguri të shtetit, por edhe garanci për investime, për treg të ri, mundësi të reja dhe shanse më të mëdha për bizneset.

SLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

Për këtë qëllim, kompanitë kanë partner të vertetë në Ministrinë e Mbrojtjes në korrniza të së cilës është vendosur Qendra për mbështetje të kompanive maqedonase për depërtim në tregun e NATO-së. Ju bëj thirrje kompanive dhe odave për bashkëpunim, ta shfrytëzojmë mundësinë që bizneset tona të futen në tregun e NATO-së.”

Në ngjarjen për shënimin e “Ditës së NATO-s 4 prillin” që e organizoi Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut, u drejtua edhe kreu i këshillit Ismet Ramadani si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Karmen Romero. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia