close
Showbiz

PAS 16 VITESH, NDAHET ÇIFTI I NJOHUR I SHOWBIZ-IT!

Screenshot_3-13.jpg

Jason Momoa dhe Lisa Bonet po ndahen pas katër vitesh martesë


“Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese,” tha çifti të mërkurën në një deklaratë në Instagramin e Momoa.

“Ne po ndajmë me ju lajmin tonë familjar: Se kemi vendosur të divorcohemi. Ne e ndajmë këtë me ju, jo sepse mendojmë se është e vlefshme por që, ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri.”

Momoa, 42 vjeç dhe Bonet, 54, u martuan në Tetor 2017 pas lidhjes për më shumë se një dekadë. Ishte martesa e parë për Momoa dhe e dyta për Bonet që ishte martuar me yllin e muzikës rock Lenny Kravitz nga viti 1987 deri në 1993.

Çifti ka dy fëmijë: djalin Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha Momoa, 13 vjeç dhe vajzën Lola Iolani Momoa, 14 vjeç.

“Dashuria mes nesh vazhdon, evoluon në mënyra që dëshiron të njihet dhe të jetohet”, thanë ata në deklaratën e tyre. “Ne e lirojmë njëri-tjetrin për të qenë ata që po mësojmë të bëhemi… përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë.”/tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia