Pas 27 vjetësh, ‘vdes’ Internet Explorer

Shfletuesi historik i Microsoft, Internet Explorer do të çaktivizohet përfundimisht pas 27 vitesh. I zëvendësuar më vonë nga Microsoft Edge, Internet Explorer ishte shfletuesi i integruar në sistemin Windows që prej vitit 1995.

Hera e fundit kur ai u përditësua ishte në vitin 2013 kur Microsoft prezantoi Internet Explorer 11. Kompania ka nisur të çaktivizojë shërbimin në disa prej platformave, por më 15 Qershor, aplikacioni në desktop do të jetë tërësisht i papërdorshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Modelet që do të preken janë ato që operojnë me Windows 10 sepse prej 11 e tutje, shfletuesi i integruar është Microsoft Edge. Ndonëse shfletuesi është braktisur prej kohësh nga përdoruesit për shkak të konkurrencës nga motorë kërkimi si Google, Firefox, Safari apo Edge, nuk munguan disa postime dashamirëse në Twitter.

Internet Explorer më në fund çaktivizohet më 15 Qershor pas 27 vitesh. Duket se ka disa probleme, klikova ‘mbyll’ 26  vite më parë”,  ishte një prej tyre ndërsa pati edhe plot foto gazmore./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share