close
Vendi

PAS NJË MUAJI FILLOJNË SEANCAT NË KUVEND

EE806803-E8FF-4B00-A337-195F638E6EFA

DEBAT PËR NDRYSHIME TË LIGJIT PËR FINANCIM TË KOMUNAVE


Me debat për ndryshime të Ligjit për financim të komunave, deputetët në Kuvend, pas një ngecje të gjatë për shkak të mungesës së kuorimit, e kanë vazhduar dialogun politik. Pushteti kërkon mundësi për injeksion më të madh financiar për komunat, të prekura nga kriza korona, ndërsa opozita pohon se pas kësaj fshihet nevoja e shumicës në pushtet për përforcimin e bazës financiare para zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Qeveria propozon që këtë vit lartësia e të hyrave nga tatimi i vlerës së shtuar, për komunat të llogaritet në vlerë 4,5% nga mesatarja e paguar në tre vitet e fundit, në vend të vetëm për vitin e kaluar, kur për shkak të krizës korona bilanci është më i vogël. Qëllimi është që të mundësohet mbështetje më e madhe financiare për komunat, por opozita sheh qëllime të tjera.

LIDIJA PETKOVSKA, VMRO-DPMNE

“Sepse afrohen zgjedhjet dhe duhet të fshihen gjurmët nga paaftësia e pushtetit qendror që pasqyrohet në nivel lokal. Me ndryshimet e propozuara ligjore, pushteti nuk do t’u ndihmojë komunave, por edhe më shumë do t’ua zgjidhë duart komunave në planifikimin dhe shpenzimin e buxheteve lokale. Kjo do të thotë borxhe të reja me të cilat më pas do të merren qytetarët.”

Deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski, sqaroi. 

DIME VELKOVSKI, LSDM 

“Kolege, kjo zgjidhje ligjore nuk është as për njërën palë as për tjetrën, bëhet fjalë për të gjitha vetëqeverisjet lokale në vend. Ndryshohet vetëm si zgjidhje ligjore, neni 9-A, që të gjitha komunat të marrin më shumë para nga TVSH-ja që kanë paguar. Ose që tani kërkoni alibi për humbjen që do ta përjetoni në zgjedhjet lokale.”

Kjo është vetëm një pikë e debatit nga disa seanca plenare në Kuvend, që kanë filluar në fund të vitit të kaluar, por nuk përfunduan për shkak të mungesës kronike të kuorumit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia