Video-platforma më e madhe në botë YouTube është përballur me probleme të funksionimit. Qasja ishte pamundësuar edhe nga aplikacionet e celularëve. Për momentin duket se problemi është tejkaluar dhe këto dy platforma funksionojnë
Përmes ueb-faqes DownDetector janë denoncuar një sërë problemesh të mbi 60 mijë shfrytëzuesve gjithandej botës që nuk mund të kenë qasje në YouTube.
Të rikujtojmë se javën e kaluar, për disa orë nuk funksionuan Messengeri, Facebooku dhe Instagrami. /KlanMacedonia