close
Bota

PAS SHPËRTHIMIT VULLKANIK, TËRMETI 7.4 BALLË GODET INDONEZINË

indonezi

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka shkundur provincën e Sulawesi-t jugor në Indonezi duke i detyruar njerëzit të braktisin shtëpitë dhe ndërtesat. Fenomeni natyror ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit duke prekur rajonin e East Nusa Tenggara.

Deri më tani nuk ka raportime për lëndime apo dëme të mëdha, por banorët janë shprehur se kanë ndjerë tronditje të mëdha. Më pas, pati paralajmërime për një cunami.

Videot në rrjetet sociale shfaqnin njerëz duke dalë nga dyqanet, ndërsa një hotel dhe një spital u evakuuan. Madje, pati nga ata që ishin gati t’iu drejtoheshin kodrave. Megjithatë, e gjithë situata u qetësua dhe njerëzit iu kthyen aktiviteteve të tyre pas sqarimit se nuk kishte shenja për një cunami.

Tërmeti ndodhi 10 ditë pas shpërthimit vullkanit në malin Semeru, në ishullin e Java ku vdiën rreth 46 njerëz. Dridhjet e tokës janë të zakonshme në Indonezi pasi arkipelagu ndodhet në “Unazën e Zjarrit”, një linjë vullkanesh dhe pikash të lëvizjeve tektonike në Paqësor./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia