close
Top LajmeVendi

“PASAPORTAT”: VIJOJNË PËRPLASJET POZITË – OPOZITË

Screenshot_1

SPASOVSKI: NJËRI NGA TË ARRESTUARIT LIDHJE TË NGUSHTË ME MICKOSKIN


Çështja rreth aferës me dhënien e pasaportave të falsifikuara të Maqedonisë së Veriut për kriminelët e huaj të nivelit të lartë, gjithnjë e më tepër shkakton akuza të ndërsjella në mes pushtetit dhe opozitës në vend, madje edhe pohime nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme se një ditë një nga zyrtarët e arrestuar të policisë është ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me liderin e VMRO-DPMNE-së. Nga ana tjetër parashtrohet pyetja pse për operacionin është heshtur më shumë se dy vite, duke mos u ngritur urdhëra për ndjekje për bosët e mafias?

Afera me dhënien e 214 pasaportave të  falsifikuara për kriminelë rajonalë të nivelit të lartë, ka marrë drejtim tjetër pasi Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në mëngjes deklaroi se një nga nëntë  personat e arrestuar, i punësuar në repartin e dhënies së dokumenteve të  udhëtimit dhe dokumenteve të tjera në Shkup ka qenë në komunikim të  rregullt me liderin e opozitares VMRO-DPMNE.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Në qoftë se e kemi parasysh se një nga  të arrestuarit është në lidhje të ngushtë, kontakte të drejtpërdrejta dhe të përditshme me liderin e opozitës, atëherë hapet një dilemë vërtetë serioze pse është bërë kjo.”

Opozitarja VMRO-DPMNE, partia nga selia e së cilës para dy ditësh për herë të parë u zbardh afera “Mafia”, këtë pohim sot e cilësuan si “qesharak”.

ALEKSANDAR NIKOLOVSKI, VMRO-DPMNE

“Këto janë gjëra qesharake. LSDM-ja për disa ditë me rradhë plason lajme të rrejshme, fake neës klasik, shkund pendët me qëllim që në këtë mënyrë ta fsheh përgjegjësinë personale, duke menduar se e defokuson opinionin. I vetmi me të cilin kryetari Hristijan Mickoski ka pasur kontakt në periudhën që ka kaluar dhe i cili ndoshta është i lidhur me këto gjëra është Zoran Zaev.”

Detajet e reja për aferën thonë se pasaporta e falsifikuar e Maqedonisë së Veriut me identitet të vjedhur është dhënë për shumë rreth 20 mijë euro, siç ka njoftuar Spasovski. Se pasaportë të tillë, sipas informacioneve të Nikolovskit ka poseduar Florijan Musaj, udhëheqës i kartelit të njohur të drogës nga Shqipëria, me të cilën ka udhëtuar në gjithë botën, pastaj Stefan Gjukiq, i dyshuar për tentim për vrasje në Ukrainë, Jovan Vukotiq – i dënuar në Beograd për posedim të pasaportës së Maqedonisë së Veriut me identitet të rrejshëm, si dhe turku Sedat Peker, i cili katër ditë pasi është dëbuar nga Maqedonia e Veriut, është fotografuar në stacionin policor në Shkup që marrjen e letërnjoftimit, pohojnë nga VMRO-DPMNE. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia