close
Top LajmeVendi

“PASAPORTAT: VMRO-DPMNE VAZHDON PUBLIKIMIN E DOKUMENTEVE

vmro-sdsm-1024×683

LSDM: PENGOI HETIMET, PËRGJEGJËSI PËR MICKOSKIN  


VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar të prezantojë, sic thotë, dokumente të dorëzuara nga informatorë që kanë të bëjnë me aferën e shumëpërfolur “pasaportat”. Nga opozita pyesin nëse pasaportë maqedonase, të dhënë nga MPB-ja, ka marrë edhe një nga bashkëpunëtorët e mafisë italiane.

VLADO MISAJLOVSKI – NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Valid Isa Hmais që llogaritet si kryesori në larjen e parave nga tregtia me kokainë për narko-mafinë italiane më 09.01.2019 në Shkup me procesurë të rregullt është fotografuar në shërbimet drejtuese në MPB-së, e më pas ka marrë pasaportën maqedonase me identitet të vjedhur të maqedonasit nga Korça e Shqipërisë, Vurmo Taqo I lindur në vitin 1965. Validi nga viti 2017 është në arrati, kurse pas marrjes së pasaportës, dy herë gjatë Janarit të vitit 2019 e ka shfrytëzuar pasaportën dhe përmes Aeroportit të Shkupit është larguar për në Turqi”

Por, lidhur me aferën e pasportave, socialdemokratët gishtin e drejtojnë tek lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tyre, lideri I opozitës, për shkak të cënimit të hetimeve policore duhet të hetohet dhe t`I konstatohet përgjegjësia.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Përpjekjet e Mickoskit për të cënuar hetimet, duhet të hetohen thelbësisht nga ana e institucioneve publike, aq më tepër që MPB-ja qartazi njoftoi se pikërisht Hristijan Mickoski ka pasur kontakte dhe lidhje të ngushta me një të arrestuarit në aksionin policor. Përse Mickoski ka mbrojtur kriminelë dhe cilat janë marrëdhëniet me ata?”  

Kohë më parë, MPB-ja njoftoi se ka dorëzuar padi penale kundër 11 personave për dhënien e pasaportave. Dhjetë prej tyre janë zyrtarë policor, kurse ndërmjetësi, I cili është në arrati, nhuk është I punësuar në MPB. Janë lëshuar 215 pasaporta të këtilla, nga të cilat 214 për shtetas të huaj.

Paraprakisht VMRO-DPMNE-ja kishte drejtuar akuza se MPB-ja u ka dhënë pasaporta maqedonase kriminelëve të Ballkanit, kurse qeveria nga ana tjetër me akuza se VMRO-DPMNE-ja ka sabotuar aksionin që zhvillohet mbështetje të INTERPOL-it dhe organeve hetuese amerikane. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia