close
Top LajmeVendi

PASDITE VENDIMI PËR ORËN POLICORE GJATË FUNDJAVËS

PSX_20200324_210634

Sot pasdite në seancën qeveritare do të vendoset nëse fundjava që fillon do të jetë me orë plotë ose të pjesshme policore që të parandalohet komunikimi i afërt në mes njerëzve. Besimtarët muslimanë janë në pasiguri nëse gjatë njërën prej festave më të mëdha fetare do ta presin vetëm në shtëpi, ose do të ketë orë për lutje të përbashkëta në xhami.

Komisioni për sëmundje ngjitëse para dy ditëve propozoi që fundjava festive të jetë në kombinim të orës policore sot dhe nesër dhe pastaj dy ditë në karantinë të plotë. Qëllimi i mjekëve është që edhe më tej të jenë në fuqi restriksionet e rrepta të komunikimit dhe grupimit, sepse numri i të infektuarve të rinj me Covid-19, u ul dhe sërish u rrit gjatë kësaj jave. Politikanët, nga ana tjetër, kanë qëndrime të ndryshme.

“Vendimet politike nuk janë zgjidhje për problemet shëndetësore, por vendimet e shëndetësisë mund t’i zgjidhin problemet shëndetësore. Sot seanca do të jetë në orën 17 dhe atëherë do të vendosim për këtë propozim”, tha Spasovski.

Opozitarja VMRO-DPMNE ka reaguar kundër fundjavës festive me karantinë të plotë, duke konsideruar se ky është kufizim shumë i madh i të drejtave dhe lirive të njeriut, krahas rrezikut nga sëmundja ngjitëse.

“Unë nuk e kam mbështetur as për festën e Pashkëve, nuk e mbështes as tani, vlerësoj se është e tepërt dhe vlerësoj se edhe atëherë edhe tani janë të nevojshme masa më liberale, nuk është e nevojshme qasje e këtillë restriktive”, tha Mickovski.

Opinioni është gjithashtu i ndarë. Njerëzit me seriozitet gjithnjë e më të madh e marrin rrezikun shëndetësor dhe i gjykojnë ata që nuk kanë qenë të diciplinuar deri më tani, edhe këtë fundjave mund të qëndrojnë në shtëpi. Por, për një pjesë të madhe kjo është e papranueshme, pasiqë autoritetet paralajmëruan lehtësime të restriksioneve, madje edhe hapje të shpejtë të objekteve hotelierike. Shumë nga besimtarët muslimanë janë të zhgënjyer nëse do të duhet ta kalojnë në karanltinë një festat më të mëdha fetare, Fitër Bajramin./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia