close
Bota

Pasojat e luftës në Ukrainë, OKB: Miliona njerëz mund të zhyten në pasiguri ushqimore

1fa7044e-0930-4625-8d13-71e2ed79d784

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet gjatë fjalës së saj në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë ka folur për pasojat që do të sjellë pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë vazhdon të shkatërrojë jetët e shumë njerëzve. Tmerret e shkaktuara mbi popullatën civile do të lënë gjurmën e tyre të pashlyeshme, duke përfshirë brezat që do të vijnë,” u shpreh ajo.

Bachelet tha se kriza globale e ushqimit, rrezikon që të “zhysë” miliona njerëz në pasiguri ushqimore dhe varfëri.

“Kriza globale e ushqimit, karburantit dhe financave tani rrezikon të zhysë miliona njerëz në pasiguri ushqimore dhe varfëri”.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Bachelet tha se sipas Programit Botëror të Ushqimit, numri i njerëzve që jetojnë me pasiguri të madhe ushqimore pritet të rritet “nga 276 milionë në fillim të 2022, në 323 milionë gjatë vitit” dhe si pasojë do të vuajnë më të varfërit./tvklan.ak

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia