close
VendiVideo

PASOJAT E VËRSHIMEVE: PËSOJNË 20 KOMPANI ME MBI 15 MILIONË EURO DËME

2016-08-10_184437

Përmbytjet e mbrëmjës së gjashtë gushtit, pos viktimave dhe dëmeve të ekonomive familjare e bujqësore, nuk kanë kursyer edhe bizneset që operojnë në këtë zonë. Por, pronarët e kompanive shpresojnë në zhdëmtimin e humbjeve

Pronarët e 20 kompanive që operojnë në zonën e Ekonomisë në Hasanbeg të Shkupit, me mbi 300 të punësuar, e goditur nga vërshimet e fundit, kanë theksuar se dëmi që i është shkaktuar atyre kapë vlerën e mbi 15 milionë eurove.

Remzi Isaku ka thënë se si pasojë e vërshimeve kanë pësuar produktet e të gjitha kompanive të tij. Përpos tij, janë edhe pronarët tjerë që kanë kërkuar nga institucionet shtetërore të krijojnë mekanizma për vlersimin e dëmeve të bizneseve që u goditën nga vërshimet e para do ditëve. Por, kjo, thonë ata, duhet të bëhet pasi të ketë përfunduar evidentimi i dëmeve të populates civile.

Isaku ka bërë të ditur se dëmi i shkaktuar në këto kompani është 100 për qind, dhe se të gjitha kompanitë janë taksa pagues të rregullt.

Edhe përkundër dëmeve të shkaktuara, pronarët e këtyre kompanive shprehen të gatshme që t’ju dalin në ndihmë familjeve të dëmtuara nga përmbytjet. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia