Paulo Dybala zgjedh të ardhmen

Argjentinasi pranon ofertën e Romës, 7 mln Euro në tre vitet e ardhshme

Paulo Dybala mbetet në Seria A. Argjentinasi ka rënë dakord për t’iu bashkuar Romës si futbollist i lirë, duke konfirmuar kështu vazhdimin e karrierës në tokën italiane. Verdhekuqtë i kanë ofruar argjentinasit një pagë prej 7 milionë Euro në sezon dhe duket se Dybala ka pranuar edhe për arsye të Mourinho.

Mediat italiane shkruajnë se ai i ka thënë “po” Romës dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, do të kryejë vizitat mjekësore në kryeqytetin italian të mërkurën. Roma ka fituar konkurrencën e fortë të Interit dhe Napolit për shërbimet e sulmuesit argjentinas, i mbetur pa skuadër që prej largimit nga Juventusi.

Interes për shërbimet e 28-vjeçarit kishte edhe nga skuadra jashtë Italisë, por ofensiva e shpejtë dhe oferta që përmbush kërkesat financiare të futbollistit bën që Dybala të pranonte transferimin në kryeqytet.

Dybala ka pranuar ofertën e kontratës trevjeçare të Romës dhe së shpejti do të bëhet pjesë e skuadrës së Jose Mourinho. Sulmuesi argjentinas do jetë vlerë e shtuar për verdhekuqtë, me trajnerin portugez që do e vendoste krah Abraham. Në 293 paraqitje me Juventusin, ai ka shënuar 115 gola dhe dhënë 48 asiste.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share