close
Top LajmeVendi

PDSH: BASHKË ME PARTNERËT ZBRAPSËM RIRESHTIMIN ANTI-BE DHE ANTI-NATO

5cf0b37a-85a9-4375-b2d3-9ff57bbc9e88

Kryesia Qendrore e PDSH-së në përbërje të zgjeruar me kryetarët e degëve mbajti mbledhje ku u diskutua për situatën aktuale politike për të cilën referoi kryetari i partisë z. Menduh Thaçi.

Sic thuhet në komunikatë, roli konstruktiv i PDSH-së në tejkalimin e situatës e cila u krijua si pasojë e destruktivitetit me qëllim të shkaktimit të destabilizimit politik ishte vendimtar në rruajtjen e kursit euro-atlantik të vendit.

“Kjo qasje e opozitës që për qëllim kishte jo vetëm rrëzimin e qeverisë por edhe rireshtimin strategjik anti-evropian dhe anti-NATO që është në kundërshtim me interesat kombëtare të shqiptarëve jo vetëm këtu por edhe më gjërë në rajon.PDSH bashkë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm arritën t’i zbrapsin këto plane ogurzeze, që për fat të keq bartësit e këtij projekti ishin partitë opozitare shqiptare të cilat pësuan fijasko në zgjedhjet e fundit” – thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Kryesia Qendrore e PDSH-së autorizoi kryetarin e partisë që të vazhdojë bisedimet dhe kontaktet e mëtejme me qëllim stabilizimin e situatës dhe vazhdimin e kursit euro-atlantik të kësaj qeverie./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia