close
Vendi

PDSH: DRITON IBISHI ZGJIDHET KRYETAR I DEGËS SË TETOVËS

21BB5EF1-26F8-4A51-A572-DFC86D1B3F36

Sonte, më 18 qershor, u mbajt Kuvendi i Degës Tetovë ku u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së kësaj dege.

Për kryetar të degës së Tetovës u zgjodh z. Driton Ibishi. Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë z. Menduh Thaçi.

Eshte nder i vecante te perzgjidhem per te udhehequr degen me te fuqishme te PDSH-se. Partia me e vjeter e shqiptareve ne kete shtet me zgjodhi mua si shqiptari me i ri qe ta udheheq kete dege – ka thënë në fjalimin e tij Kryetari I Zgjedhur I Degës së PDSH-Tetovë Driton Ibishi.

Une jam totalisht i vetdijshem qe na pret nje pune shume e madhe. Por te tjeret nga jashte qe dyshojne ne pervojen time organizative per shkak te moshes, dua t’i siguroj dhe t’ju apeloj qe askush, asnjehere, te mos e vendoje ne dyshim kapacitetin tim per ta kryer kete detyre me sukses. Prej tani i hetoj pengesat e rradhes, sfidat e ashpra dhe intrigat e perlyera. Por vullneti im dhe i PDSH-se eshte i jashtezakonshem sa qe i tejkalon te gjitha keto.

Guximi per kete detyre buron prej familjes time, prej miqeve e dashamireve dhe sigurisht prej perkrahjes suaj besnike. Jutashme me njihni dhe e dini se energjia ime eshte e pashtershme. Ne kete detyre do te jem krah jush gjithnje dhe pres qe t’ju kem krah meje ashtu sic e kam kryetarin e partise. Te gjithe ju keni dhene shume mund per degen e Tetoves dhe PDSH-ne, une jam i gatshem te mesoj nga ju dhe te sjell perspektiven time te fresket ne kete angazhim. Ne kete mision do te jemi se bashku ne cdo moment per t’ia kthyer dinjitetin tetovareve.

Me keto zgjedhje lokale, ne tashme po hyjme ne nje dekade te re per Tetoven, nje dekade me shume mundesi, dhe me udheqes te rinj. Kjo fushate behet per te ardhmen, jo per te kaluaren. Ne qe jemi ketu kemi nje vizion te perbashket dhe te sakte per Tetoven. Te gjithe udhehiqemi nga nje vullnet i zjarrte per t’i bere vendbanimet tona me te mira, familjet tona me te pasura e me te shendosha. Arsyeja qe Partia Demokratike Shqiptare eshte e vendosur mire qendron ne faktin se ne dijme t‘i percjellim saktesisht prioritetet e qytetareve. Ne, bashke me kandidatin tone per qytetin e Tetoves do ta shembim turpin dhe talljen e vazhdueshme ndaj tetovareve.

E ardhmja po i buzeqesh Tetovës me Partine Demokratike Shqiptare – ka thënë në fjalimin e tij Driton Ibishi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia