close
Vendi

PDSH: ‘NE FUTËM ÇËSHTJET SHQIPTARE NË MARRËVESHJE’

no thumb

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni, në reagimin e parë pas arritjes së marrëveshjes që pritet t’i japë fund krizës politike në vend, nuk ka kursyer tre homologët e tij me të cilët edhe ai vuri nënshkrimin në dokumentin, të cilin ndërmjetësit ndërkombëtar e cilësuan si  shprehje të pjekurisë politike. Magjithatë, Thaçi, më së shumti u mor me oponentin e tij politik, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Sipas tij, kur është fjala për përfshirjen e kërkesave shqiptare në Marrëveshje, merita i takon jo BDI-së, por Partisë Demokratike Shqiptare.

Pavarësisht kësaj, kreu i Partisë Demokratike shqiptare, në opozitë, nuk është se është optimist se  Marrëveshja, kur është fjala për kërkesat shqiptare, do të rezultojë e suksesshme.

Përkundër këtij pesimizmi, Zoti Thaçi ka shpjeguar pse e ka firmosur Marrëveshjen. Ndërkaq, reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka qenë i shpejtë dhe i shkurtër. Në kumtesën me shkrim të kësaj partie thuhet:

“Për ne është me rëndësi që temat shqiptare të jenë pjesë e agjendave te proceseve qe mbajnë vulën e partnereve ndërkombëtarë,  dhe për këtë bëjmë përpjekje të vazhdueshme. Kush dhe si është pozicionuar në këto procese do të tregojë koha dhe do të vlerësojnë qytetarët shqiptarë, ashtu siç ka treguar dhe kanë vlerësuar gjithmonë. Andaj pa dashur të ulim nivelin e komunikimit politik, mirëpresim vullnetin e çdo subjekti për të ndihmuar përpjekjet tona për projekte afatgjata politike e jo politika ditore populiste” – thuhet në reagimin me shkrim të Bashkimit Demokratik për Integrim.  /XH.I/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia