close
Bota

PE KËRKON HETIM TË LIDHJEVE VARHELYI – DODIK

varhelyi.jpg

Dyshime se komisioneri ka ndihmuar liderin e serbëve të Bosnjes


Në Parlamentin Europian ka dyshime se komisioneri për Zgjerimin OliverVarhelyi ka përkrahur e ndihmuar udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, në planet e tij për ndarjen e vendit. Për të hetuar këto dyshime, një grup prej 30 deputetësh kërkuan nga ekzekutivi një “inspektim të brendshëm.”

Eurodeputetja hungareze, Katalin Cseh, publikoi letrën e hapur drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, të cilës i kërkohet kryerja e një hetimi të brendshëm në ngarkim të komisonerit Varhely.

Së bashku me kolegët eurodeputetë, ne kërkojmë një hetim mbi dyshimet se komisioneriVarhelyi ka ndihmuar Milorad Dodik në planet e tij separatiste për Bosnjë Hercegovinën. Bashkimi Europian duhet të qëndrojë i vendosur dhe i besueshëm në anën e paqes. Populli i Bosnjë Hercegovinës dhe më tej meriton qartësi për këtë”, tha Cseh.

Tetorin e kaluar, portali politico.eu, duke iu referuar disa zyrtarëve anonimë europianë dhe analizës së dokumenteve të brendshme, akuzoi diplomatin hungarez, i afërt me Kryeministrin Victor Orban, si të njëanshëm në qëndrimet e tij ndaj Serbisë.

Një zhvillim i tillë vjen ndërsa tensionet janë të larta në Bosnjë, me udhëheqësin e serbëve Milorad Dodik që kërkon shkëputjen e Republikës Srbska dhe krijimin e një ushtrie më vete. Për sjelljet e tij separatiste, Dodik është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Uashingtonit, Dodik përdor retorikën nacionaliste, për të mbuluar korrupsionin.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia