close
Vendi

PE: ZGJEDHJTE NË RMV, TEST PËR PJEKURINË POLITIKE

20200210PHT72226_original

Zgjedhjet e 15 Korrikut do të jenë test për pjekurinë politike të Maqedonisë së Veriut. Ka qenë ky mesazhi i Raportuesit Ilhan Quçuk së bashku me Kryetarin dhe Nënkryetaren e Komitetit të Përzier Parlamentar, Andreas Shnajder dhe Marion Valsman. Duke marrë parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët kërkojnë nga të gjithë faktorët politik të sillen me përgjegjësi. Ata rikujtojnë se marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë do të jenë “ në qendër të ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Vazhdimi i dialogut ndërpartiak pas zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Anëtarja më e re e NATO-s ka nevojë për siguri politike që të vazhdojë në rrugën e konsolidimit demokratik dhe procesin e transformimit. Pas zgjedhjeve, nevojiten institucione funksionale si dhe opozitë e përkushtuar që ta drejtojnë vendin përmes krizës ekonomike post-covid si dhe realizimin e reformave të BE-së”,thonë Eurodeputetët.

Parlamenti Evropian ka përshëndetur përpjekjet e Komisionit Evropian që ta prezantojë kornizën negociuese sa më shpejtë të jetë e mundur duke kërkuar nga vendet anëtare që pa anulime ta miratojnë të njëjtën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia