close
Bota

PEKIN: KINA BËHET GATI PËR LUFTË

china-parade1

Ministri kinez i Mbrojtjes, Chang Vanguan, ka tërhequr vërejtjen për tendosjet në Detin Jugor të Kinës dhe i ka bërë thirrje ushtarëve dhe popullit që të jenë të gatshëm të mbrojnë integritetin territorial të vendit.

Ai tha se duhet të ndërmerren hapa kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe qartësoi se kjo para se gjithash ka te bëjë me situatën në det.

Ushtria, policia dhe qytetarët e Kinës duhet të jenë të gatshëm për mobilizim, në rast të fillimit të një lufte qytetare në det, tha Vanguan, duke nënvizuar se populli duhet të edukohet në frymën e sigurisë kombëtare, pasiqë sipas tij integriteti territorial dhe kombëtar i Kinës është në rrezik.

Kumtesa e tij pasoi pas thellimit të tendosjeve në Detin Jugor të Kinës dhe vendimit të Gjykatës në Hagë, në të cilin u theksua se Kina nuk ka të drejtë historike mbi këtë territor të kontestuar. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia