close
Bota

PEKIN: MBAHET SESIONI VJETOR I PARLAMENTIT KINEZ

download

Në Pekin është hapur sesioni vjetor I Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Agjencitë e lajmeve thonë se mbledhja e parlamentit duhej të bëhet gjatë marsit , por për shkak të pandemisë ishte shtyrë për sot, për here të pare gjatë 22 vjetëve.

 Krerët shtetërorë kinezë u gjetën sot pa maska para pesë mijë delegatëve të maskuar në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore për të dëshmuar kështu vendosmërinë e qeverisë që të përballet me problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit e cila fillimisht u paraqit në truallin kinez e që po reflektohet edhe në ekonomi që gjatë tremujorit të parë shënoi një rënie prej 6.8 për qind.                     . Delegatët të cilët kanë mbërritur nga të gjitha zonat e vendit u janë nënshtruar testimeve të shumta të koronavirusit dhe janë të izoluar nëpër hotele të Pekinit. Media e mbulon ngjarjen nga distance – online. Pjesëmarrësit kanë deponuar hollësi për udhëtimet dhe kontaktete tyre gjatë javëve të fundit, disa madje kanë qenë të vendosur edhe në karantinë. Pamjet që dolën nga hapja e sesionit flasin se distance fizike mes delegatëve nuk ka, ata, si dhe zakonisht qëndrojnë njëri pranë tjetrit.

Aktualisht, ndonëse Perendimi ka shfaqur rezerva për vërtetësinë e të dhënave, Kina ka raportuar diçka më shumë se 84 mijë të të prekur nga koronavirusi dhe rreth 4.650 viktima. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia